Një shofer 42 vjeçar nga Dellçeva ka humbur jetën në një aksident trafiku në rrugën kryesore Makedonska Kamenicë – Vinicë. Automjeti që drejtonte ka dalë nga rruga.

“Me datë 08.05.2024 në ora 22:20 në Stacionin Policor Vinicë është raportuar se në rrugën kryesore Makedonska Kamenicë – Vinicë, në vendin e quajtur “Kamenolom”, automjeti “Volkswagen Tiguan” me targa të Dellçevës, i drejtuar nga D.J. (42) nga Dellçeva, ka dalë nga rruga.

Nga plagët e marra shoferi ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa nga ana e mjekut të Urgjencës Mjekësore është konstatuar vdekja e tij”, thonë nga MPB.

Pasagjeri D.G (33) nga Dellçeva ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naum i Ohrit” në Shkup.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në vendin e ngjarjes ekspertizë ka kryer policia nga DPB Vinicë./Telegrafi/

The post Aksident në rrugën Makedonska Kamenicë – Vinicë, humb jetën një 42-vjeçar appeared first on Telegrafi.