SPB Tetovë njofton se dje ka ndodhur një aksident në magjistralen Gostivar-Kërçovë ku janë lënduar katër persona.
“Dje (24-shkurt) në ora 18:55 në SPB Tetovë është raportuar një aksident trafiku i cili kishte ndodhur në magjistralen Gostivar-Kërçovë, afër Plinarës, në të cilin kanë marrë pjesë dy vetura: mjeti ngarkues “Mercedes” me targa të Gostivarit të cilin e ka drejtuar 44-vjeçari Z.N. nga Zdunja e Gostivarit dhe një “Opel Astra” me targa të Strugës, që drejtohej nga 51-vjeçari L.K. nga Dibra.
Në aksident lëndime të rënda trupore kanë marrë drejtuesi i veturës “Astra” dhe pasagjerja S.K. (20), ndërsa me lëndime trupore
kanë përfunduar tre pasagjerët e tjerë, të gjithë nga Dibra, lëndimet janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar, ku janë transferuar për tu ofruar ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.
Në vendin e aksidentit inspektimin e ka kryer ekipi i Departamentit për Punë të Brendshme Gostivar./Telegrafi/
The post Aksident në rrugën Gostivar-Kërçovë, lëndohen disa persona appeared first on Telegrafi.