Një person nga Kërçova ka vdekur ndërsa dy të tjerë janë lënduar rëndë pasi makina me të cilën po udhëtonin ka dalë nga rruga.
Sipas SPB-Tetovë aksidenti ka ndodhur pas mesnate në rrugën Gostivar-Kërçovë, në afërsi të urës së Novo Sellës, ku makina e tipit “BMW” me targa të Zvicrës, që po drejtohej nga 54-vjeçari M.S. ka humbur kontrollin.
“Në aksident M.S. ka ndërruar jetë në vendngjarje. Vdekja është konstatuar nga mjeku i Ndihmës së Shpejtë, ndërsa bashkudhëtarja N.S. (52) dhe bashkudhëtari Q.A. (52_, nga Kërçova kanë marrë lëndime të rënda trupore, pas çka janë transportuar në Spitalin e Gostivarit `Ferid Murat`, informojnë nga SPB-Tetovë.
MPB njofton se trupi i të ndjerit M.S. është dorëzuar për obduksion.
The post Aksident në rrugën Gostivar-Kërçovë, humbë jetën një person appeared first on Telegrafi.