Një vajzë nga Prilepi ka marrë lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një moped.
“Dje rreth orës 18:10 në rrugën “Dimo Narednikot” në Prilep, një moped drejtuar nga një person i panjohur ka goditur A.A. (18) nga Prilepi dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Nga goditja A.A. ka marrë lëndime të rënda trupore të konstatuara në spitalin e Prilepit.
Hetim në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipet policore nga Prilepi”, thonë nga MPB./Telegrafi/
Advertisement
The post Aksident në Prilep, lëndohet një person appeared first on Telegrafi.