Dje në magjistralen për në Kriva Pallankë është goditur për vdekje një person nga një veturë me targa të Kumanovës.
“Automjeti i udhëtarit “Volkswagen Passat” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga B.Gj. (33) nga Kumanova, dje pasdite në magjistralen për në Kriva Pallankë ka goditur R.P. (64) nga fshati Lukë i Kriva Pallankës.
Pas aksidentit R.P. është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë, ku rreth orës 19:20 nga ana e mjekut ka konstatuar vdekjen e saj.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të vendbanimit Karposh dhe është raportuar në orën 18:30″, njoftojnë nga MPB.
Nga MPB njoftojnë se janë kryer kontroll nga Prokurori Publik dhe një ekip inspektues i SPB-së Kumanovë.
The post Aksident në magjistralen për në Kriva Pallankë, humb jetën një person appeared first on Telegrafi.