
Katër persona kanë mbetur të lënduar mbrëmë rreth orës 23:00 në një aksident trafiku në Kavadar, kur dy automjete janë përplasur në kryqëzimin afër urës së Brushinit.
Lajmin e ka konfirmuar mëngjesin e sotëm doktor Antoan Parakeov, shef i Shërbimit Emergjent Mjekësor në Kavadar.
“Si shërbim mjekësor emergjent kemi qenë në vendin e ngjarjes sapo kemi marrë thirrjen për një aksident trafiku, përplasje në kryqëzimin e urës së Brushanskit në qytet. Katër të lënduarit i kemi transferuar në Spitalin e Përgjithshëm në Kavadar”, tha Parakeov./Telegrafi/
The post Aksident në Kavadar, lëndohen katër persona appeared first on Telegrafi.
Advertisement