Sot në mesditë ka ndodhur një aksident i rëndë në hekurudhën në Gjevgjeli ku ka humbur jetën një person.

“Me datë 30 gusht, rreth orës 11:05, në Stacionin Policor Gjevgjeli është raportuar se në hyrje të stacionit hekurudhor Miravci-Gevgjeli, një tren mallrash që udhëtonte nga Trubareva për në Gjevgjeli, ka goditur veturën “Opel Vectra” me targa të Gjevgjelisë drejtuar nga R.I. dhe (76) nga fshati Udovë i Vallandovës.

Nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vend shoferi R.I.”, njoftojnë MPB.

Vdekja është konstatuar nga mjeku i emergjencës nga Vallandova.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Hetimet janë duke u zhvilluar për këtë arsye komunikacioni hekurudhor aktualisht është i pezulluar në pjesën e hekurudhës nga Demir Kapia deri në Gjevgjeli./Telegrafi/

The post Aksident në hekurudhën e Gjevgjelisë, humb jetën një person appeared first on Telegrafi.