
SPB Tetovë njofton se dje ka ndodhur një aksident në fshatin Çegran të Gostivarit mes një motoçiklete dhe një automjeti, nga ku ka mbetur i lënduar një i mitur.
“Dje (03-gusht) në ora 20:30, nga DPB-Gostivarit është raportuar se në Çegran të Gostivarit ka ndodhur një aksident trafiku në mes të motoçikletës me targa regjistrimi të Gostivarit, drejtuar nga një i mitur nga Çegrani dhe veturës së pasagjerëve “Mercedes” me targa të huaja, e drejtuar nga M.T.(54) nga Çegrani.
Në aksident motoristi ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën Mjekësore në Gostivar. Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi nga DPB-Gostivar”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë./Telegrafi/
The post Aksident në Gostivar, lëndohet një i mitur appeared first on Telegrafi.