Një banor i fshatit Raven të Gostivarit, e ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në rrugën rajonale Gostivar-Çegran.

Sipas informacioneve të para të policisë, rreth orës 20 në fshatin Forinë, ka ndodhur aksident në mes makinave “Shkoda” e drejtuar nga L.H (57) dhe “BMW” me targa austriake e drejtuar nga I.M (18) nga fshati Çegran.

Në aksident shoferi L.H ka marrë lëndime të rënda trupore dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa tre bashkudhëtarë në makinën e tij kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar në spitalin e Gostivarit.

Arsyet dhe rrethanat e aksidentit do të konfirmohen nga ekspertiza që do të kryhet nga Prokuroria, ndërsa nga policia thonë se shoferi i makinës “BMW” është ndaluar./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Aksident i rëndë në Forinë të Gostivarit, humb jetën një person appeared first on Telegrafi.