Për shkak të përplasjes së dy automjeteve të mallrave në rrugën Kumanovë – Kriva Pallankë, në afërsi të vendbanimit Stambolov, në ndërprerje të plotë është komunikacioni në magjistralen A2.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme, Sektori për punë të brendshme Kumanovë konfirmuan se për shkak të aksidentit që ka ndodhur pas orës nëntë të mëngjesit të sotëm komunikacionit në të dy drejtimet është në ndërprerje.

Zëdhënësja e SPB Kumanovë, Ivana Mlladenovska, tha se ekipet e MPB-së janë në teren dhe kryejnë inspektim në vendngjarje, deri më tani nuk ka informacione të hollësishme, përveç konfirmimit se bëhet fjalë për automjete të mallrave me rimorkio.

Nga tereni njoftojmë se automjetet e udhëtarëve janë ridrejtuar në fshatin Tëllminci në afërsi të garazheve “Proletarski” përgjatë rrugës lokale përmes fshatit Konopnicë që i çon në kryqëzimin e rrugës me rrugën magjistrale A2″, ndërsa automjetet e mallrave ende presinë në radhë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Aksident i dy automjeteve të mallrave, në ndërprerje komunikacioni në magjistralen Kumanovë – Kriva Pallankë appeared first on Telegrafi.