Prej nesër do të shfuqizohet roaming-u për thirrje telefonike, SMS dhe internet ndërmjet Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Kosovës si dhe Bosnjë dhe Hercegovinës. Kjo do të përfundojë zbatimin e marrëveshjes nga Samiti i 2-të digjital nga viti 2019 në mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Faza e parë e zbatimit të marrëveshjes filloi në vitin 2019, kur çmimi i roaming u zvogëlua me mbi 80 për qind, dhe faza e dytë fillon nesër dhe heqjen e plotë të roamingut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Agjencia për Komunikime Elektronike (AKE) për AIM deklaruan se kanë përfunduar të gjitha hapat për biseda, mesazhe dhe transferim t ëtë dhënave pa roaming.

Agjencia për Komunikime Elektronike (AKE) miratoi Vendimin për përcaktimin e çmimeve maksimale të shërbimeve roaming në rrjetet publike të komunikimit celular më 25 qershor të vitit 2019.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me të parashihen ulje të konsiderueshme të çmimeve me pakicë dhe shumicë të shërbimeve roaming për përdoruesit e shërbimeve të komunikimit elektronik në roaming që udhëtojnë në pesë vendet e Ballkanit Perëndimor – Serbi, Mali i Zi, Bosnje dhe Hercegovinë, Shqipëri dhe Kosovë.

Në ndërkohë, nga 1 korriku i vitit 2019 deri më sot, u vendos periudhë kalimtare në të cilën operatorët e shërbimeve të roamingut mund të ngarkonin vetëm një tarifë shtesë të caktuar në çmimet e shitjes me pakicë të komunikimeve elektronike kombëtare.

Duke filluar nga nesër, është planifikuar të braktiset tarifimi shtesë për shërbimet roaming, pra vendosen çmimet për shërbimet roaming, njësoj si çmimet e shërbimeve të komunikimit elektronik në tregun e brendshëm (Roaming Like At Home). Kjo do të thotë që përdoruesit e shërbimeve të roamingut në vend nga nesër nuk do të paguajnë çmime më të larta se modelet tarifore vendase për përdorimin e shërbimeve të roamingut kur udhëtojnë në pesë vendet e tjera nënshkruese të Marrëveshjes, pavarësisht nëse është rasti i përdorimit të internetit, thirrjeve ose SMS. Thirrja hyrëse roaming do të trajtohet njësoj si thirrja dalëse në tregun e brendshëm, pra pa tarifë shtesë për përdoruesin.

Masat e miratuara kontribuan në uljen e çmimeve për shërbimet roaming me një mesatare prej 83 për qind në 99 për qind në vitin e parë të aplikimit krahasuar me çmimet e mëparshme të shërbimeve roaming me pakicë në Ballkanin Perëndimor. Përdorimi i shërbimeve roaming nën përfitime të tilla rregullohet nga përdorimi i drejtë dhe politikat e qëndrueshmërisë, të përshkruara nga Agjencia e Komunikimeve Elektronike. Qëllimi është të eliminohen mundësitë për abuzim, si dhe të ruhet qëndrueshmëria në operacionet financiare të operatorëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Marrëveshja rajonale e roamingut u nënshkrua në prill të vitit 2019 në Beograd si pjesë e Samitit të 2-të digjital të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Hapi tjetër janë aktivitetet për heqjen e çmimeve të roamingut midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. AKE-ja thekson se një gjë e tillë kërkon vullnetin e Bashkimit Evropian për të nënshkruar marrëveshje me ne dhe se vendi është i gatshëm./Telegrafi/

The post AKE: Prej nesër biseda dhe internet pa roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor appeared first on Telegrafi.