Akademia Shqiptare për Mickoskin është temë e mbyllur, ASH e Ziadin Selës: VLEN-i nuk guxon t’i përgjigjet padronit të tyre

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës ka pyetur koalicionin shqiptar në qeveri VLEN se ku mbeti themelimi i Akademisë Shqiptare?

Ata shtojnë se VLEN-i nuk guxon t’i përgjigjet Mickoskit për çështjen e Akademisë sepse u bënë pjesë e qeverisë së re si humbësa.

Reagimi i plotë:

Ku mbeti “Akademia Shqiptare”, a ua mbylli gojën Mickoski!?

Advertisement

Ka javë që drejtuesit e koalicionit vLEN, kanë heshtur tërësisht temën për institucionalizimin e Akademisë së Shqiptarëve për shkencë, kulturë dhe art. Nga ana tjetër, sot padroni i tyre, Hristijan Mickoski, këtë temë e shpalli të mbyllur dhe të dështuar, duke deklaruar se këtë ua ka thënë edhe në fytyrë përfaqësuesve shqiptarë në Qeveri, duke i poshtëruar se nuk guxojnë as ta përmendin.

Pyesim publikisht shqiptarët që pa legjitimitet hyjnë në Qeveri, a kanë përgjigje për Mickoskin, ku ngeli Akademia e trumbetuar, a është e vërtetë se ua ka mbyllur gojën, si dhe a guxojnë t’i përgjigjen Mickoskit.

Paraprakisht ju bëjmë thirje që të mos shtrembërojnë të vërtetën dhe të mos luajnë me lojë fjalësh, por t’i përgjigjen direkt padronit të tyre. Nënshtrimi i tyre dëshmon pafuqinë e tyre si pasojë e mungesës së legjitimitetit, ndërsa poshtrimi para gjithë opinionit është poshtrim edhe për shqiptarët derisa ata ende thiren si përfaqësues të shqiptarëve në Qeveri.

 

Advertisement

The post Akademia Shqiptare për Mickoskin është temë e mbyllur, ASH e Ziadin Selës: VLEN-i nuk guxon t’i përgjigjet padronit të tyre appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy