Komuna e Tetovës njofton qytetarët se ajri në rajonin e komunës është i pastër dhe grimcat e ndotjes janë në nivelin e lejuar, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Sipas matjeve të cilësisë së ajrit dhe sipas njoftimit të IPSH “Qendra e Shëndetit Publik-Tetovë” ajri në qytetin e Tetovës nuk është i ndotur, edhe përkundër asaj se ende ka tym që vjen nga hapësira e kompanisë “Evrokom” që dje u përfshi nga flakët.
Rekomandimet e djeshme tashmë janë shfuqizuar dhe se ajri në qytetin e Tetovës është i pastër”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.
Kujtojmë se dje qyteti i Tetovës ishte qyteti më i ndotur në Evropë./Telegrafi/
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
The post Ajri në Tetovë është i pastër, shfuqizohen masat e djeshme appeared first on Telegrafi.