Familjari i të akuzuarve në rastin “Monstra”, Bedri Ajdari, në një intervistë për TV21, tha se presidenti Stevo Pendarovski i ka thënë se “nëse merret vesh e vërteta për Monstrën, mund të ketë luftë”.

Ajdari tha se këtë Pendarovski ia ka thënë gjatë kohës së “Revolucionit laraman” në vitin 2016 para Kuvendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjatë protestave të ‘Revolucionit laraman’ para Kuvendit jemi takuar me tashmë presidentin Stevo Pendarovski dhe e kemi pyetur se çfarë ndodh me ‘bombat’ për ‘Monstrën’. Pendarovski na tha: ‘në një takim ka marrë pjesë një amerikan, i cili më ka thënë se e vërteta për Monstrën do të nxit luftë. Pasi ta marrën vesh qytetarët cilët janë vrasësit e vërtetë, atëherë edhe shqiptarët edhe maqedonasit do të shkojnë para qeverisë dhe do të ketë gjakderdhje, pasi do ta kapin për fyti Gruevskin dhe do ta pyesin pse e ka urdhëruar këtë akt monstruoz’”, tha Ajdari duke e cituar Pendarovskin.

Ai shtoi se këtë mund ta thotë edhe në ballafaqim me presidentin dhe se për këtë ka edhe dëshmitarë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, Bedri Ajdari është edhe organizator i protestave që u mbajtën të premten e kaluar në Shkup, ku u kërkua drejtësi për rastin “Monstra”./Telegrafi/

The post Ajdari: Pendarovski na ka thënë se nëse mësohet e vërteta për “Monstrën”, mund të ketë luftë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";