Kreu i Këshillit Organizativ për rastin “Monstra”, Bedri Ajdari i shoqëruar prej mijëra protestuesve, ka kërkuar nga Këshilli Gjyqësorë që të mos merr parasysh kërkesën e Prokurorisë për rastin “Monstra”, prej ku kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit në këtë rast.

Bedri Ajdari gjithashtu kërkoi shkarkimin e prokurores Fatime Fetai.

“Kërkojmë të shkarkohet prokurorja publike Fatime Fetai, e cila ka realizuar e qarqeve politike të dorës së zezë që operon nën hije nëpër institucionet e republikës së Maqedonisë së Veriut. Ajo u desht që gjetjen e provave eventuale dhe hetimin e rastit ta bëj me të dhëna të argumentuara e jo me asociacione. Kërkojmë nga Këshilli Gjyqësorë i rastit që të mos merr parasysh kërkesën e Prokurorisë, që është e paligjshme në bazë të Kodit Penal”, tha mes tjerash Ajdari.

Ndryshe, në rastin “Monstra”, tre vjet më parë, procedura gjyqësore filloi prej fillimit me vendim të Gjykatës Supreme, për shkak të lëshimeve në zhvillimin e procedurës. Pretendohej se bisedat e përgjuara mund të ndryshonin rrjedhën e procedurës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por, nga Prokuroria u shprehën se “bombat” nuk kanë zbuluar detaje të reja dhe prokurorja Fatime Fetai kërkoi dënime të përjetshme për Alil Demirin, Afrim dhe Agim Ismailoviqin, si dhe dënime maksimale për Haki dhe Fejzi Azirin. Aktakuza për Sami Lutën është tërhequr. Pas fjalëve përfundimtare të mbrojtjes, Gjykata Penale duhet të marrë vendim për rastin “Monstra”.

The post Ajdari: Kërkojmë shkarkimin e Fatime Fetait, të mos merret parasysh kërkesa e Prokurorisë appeared first on Telegrafi.