Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka uruar 24 majin – Ditën e vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi.

“Çdo komb ka vendosur themelet e gjuhës së tij të shkruar amtare me punën e palodhshme të shumë misionarëve që vulosën ekzistencën e përjetshme të saj.

Gjuha universale e popujve është dija, shtegu i vetëm i përparimit, andaj të gjithë bashkëqytetarëve të mi të komunitetit maqedonas ua uroj 24 majin – ditën e vëllezërve Kirili dhe Metodi.

Çdo ditë le të reflektojmë mbi sakrificën e të gjithë misionarëve të arsimit dhe bashkë të punojmë për edukimin e drejtë të brezave në frymën e respektit të ndërsjelltë të të gjithë vlerave identitare”, shkruan kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në profilin e tij në Facebook./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ahmeti: Të punojmë për edukimin e drejtë të brezave në frymën e respektit të ndërsjelltë appeared first on Telegrafi.