Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot në Zagreb, takoi ambasadorin e Norvegjisë në Kroaci, Arne Bjornstad, thuhet në njoftim.

Ahmeti dhe Ambasadori norvegjez, siç njoftojnë nga BDI, diskutuan për situatën politike në rajon, integrimit europian të Maqedonisë së veriut, marrëveshjen e Ohrit dhe sundimin e ligjit.

“Ahmeti informoi ambasadorin norvegjez që pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Maqedoni të veriut, nuk u respektua vullneti i qytetarëve shqiptarë nga mandatari.

Stabiliteti dhe siguria në vend burojnë nga Marrëveshja e Ohrit e cila rregullon marrëdhëniet midis komuniteteve dhe garanton paqen, sigurinë dhe stabilitetin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prandaj, gjuha shqipe nuk duhet të preket me diktat politik të qeverisë pa legjitimitet etnik”, thuhet në njoftim.

Ahmeti, shtojnë nga atje, shprehu shqetësim edhe nga largimi nga perspektiva europiane dhe tensionimi i marrëdhënieve me fqinjët./Telegrafi/

The post Ahmeti takoi ambasadorin norvegjez në Kroaci: Rajonit i duhet stabilitet dhe pajtim appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";