Ahmeti shpërndan video të eksponentëve të LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së që përmendin BDI-në

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në rrjetin social në “Facebook” ka shpërndarë video të eksponentëve të LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së të cilët kanë përmendur partinë e tij në fjalimet e tyre.

Sipas Ahmetit, deklaratat e tilla janë për ta dëmtuar BDI-në dhe për politikë ditore.

“Vite të tëra me përpjekje të vazhdueshme nga aktorë të ndryshëm për ta dëmtuar BDI-në, si dhe për ta shfrytëzuar atë për ti arritur qëllimet për politikat e tyre ditore partiake”, shkruan Ahmeti.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Mickoski tha se për çështjet madhore në shtet pyetet vetëm BDI, ndërsa kur vjen fjala për përndjekje dhe presion ndaj OBRM-PDUKM-së në shprehje vijnë Spasovski, Ruskovska dhe të tjerë./Telegrafi/

Advertisement

 

The post Ahmeti shpërndan video të eksponentëve të LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së që përmendin BDI-në appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy