Ahmeti: Presim mbështetjen e qytetarëve në mbrojtjen e legjitimitetit dhe Marrëveshje së Ohrit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lideri i BDI-së dhe Frontit Europian, Ali Ahmeti sot në një konferencë për shtyp deklaroi se bashkimi i tyre si koalicion është bërë në frymë të marrëveshjes së Ohrit dhe kërkoi mbështetje nga qytetarët në mbrojtje të legjitimitetit dhe Marrëveshjes së Ohrit.

Iniciativa jonë e Frontit Europian është mirëpritur edhe mbështetur nga qytetarët e vendit.

Ahmeti tha se Fronti Europian është fitues i zgjedhjeve me mbi 40 mijë vota në zgjedhjet presidenciale dhe 30 mijë vota në zgjedhjet kuvendare apo gjashtë deputet më shumë.

Ahmeti tha se Fronti Europian dhe opozita shqiptare në muajin dhjetor 2023 dhe janar 2024 nënshkruan deklaratë të përbashkët sipas të cilës nuk do të hyjnë në qeveri pa nënshkrimin e ndryshimeve kushtetuese.

Advertisement

Ai tha se ngjarjet e fundit po cenojnë legjitimitetin e komuniteteve dhe se shumica nga pala maqedonase nuk mund të zgjedh se kush do t’i përfaqësojë shqiptarët në qeveri.

“Në këtë kontekst qytetarët tonë na pyesin se çfarë kuptimi ka ka demokracia në vendin tonë nëse shumica nga pala maqedonase përcakton se kush do të përfaqësojë shqiptarët, turqit, boshnjakët romët në qeveri”, tha Ahmeti.

Ahmeti ftojmë qytetarët që të nga bashkëngjiten në përpjekjet tona që të mbrojmë legjitimitetin, Marrëveshjen e Ohrit dhe Marrëveshjen e Prespës./Telegrafi/

The post Ahmeti: Presim mbështetjen e qytetarëve në mbrojtjen e legjitimitetit dhe Marrëveshje së Ohrit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy