Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në konferencë për shtyp u shpreh Fronti Evropian tashmë është forca e dytë politike në vend dhe ka mbi 30 mijë vota diferencë ndaj koalicioni VLEN.
“VMRO-ja e ka ndihmuar shumë VLEN-it, por dallimi është mbi 30 mijë vota mes Frontit Evropian dhe VLEN-it. Kjo do të thotë që qytetarët, shqiptarët, turqit, boshnjakët, romët të cilët kanë vepruar në kuadër të Frontit janë për anëtarësim të pakompromis të vendit në BE”, tha Ahmeti duke shtuar se kjo është alternativë e vetme, jo vetëm për qytetarët e frontit, por për gjithë qytetarët e vendit.
Ai shtoi si koalicion se Froni ka arritur të sigurojë 19 mandate me mundësi deri në 20 deputetë.
“Edhe ata të cilët kanë votuar oponentët, ne jemi përfaqësues të të gjithë atyre që nuk kanë votuar për ne, sepse kjo është rregullë e demokracisë. Ne jemi përfaqësuesit legal dhe legjitim”, tha Ahmeti./Telegrafi/
The post Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate appeared first on Telegrafi.