Ne jemi të gatshëm, siç kërkuat nga foltorja e Kuvendit, qytetarët ta thonë fjalën e tyre për të gjitha këto çështje dhe të konstatojnë pas një viti e gjysmë të qeverisë suaj PËR cilën rrugë janë!”, shkroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në profilin e tij në Fejsbuk si përgjigje ndaj deklaratës së sotme të kryeministrit Hristian Mickoski për zgjedhjet e përbashkëta parlamentare dhe lokale në tetor të vitit 2025.

Bashkimi demokratik për integrim, kumtoi Ahmeti, e mori mbështetjen absolute nga qytetarët në të gjitha proceset zgjedhore prej vitit 2002 deri në vitin 2024. Si rezultat i fitoreve zgjehdore, thekson, ishim në koalicione qeveritare së bashku me LSDM-në, OBRM-PDUKM-në, por edhe me Aleancën për shqiptarët, Besën, Alternativën, PDSH-në, përderisa eksponentët e tjerë ishin pjesë e përgjegjësisë sonë në këto 22 vite, në koalicionet tona të përbashkëta. Së bashku i ndamë obligimet, punën dhe të pabërën”, kumtoi Ahmeti, duke shtuar se BDI nuk i ka ndryshuar qëndrimet, por të gjithë të tjerët i ndryshuan pozitat varësisht nga rrethanat, siç shkruan, nëse janë me ne në koalicion apo jo.

“Prandaj, nuk kërkojmë pjesëmarrje në Qeveri për të ikur nga çfarëdo lloj përgjegjësie në vazhdimësi në këto 22 vite, e cila përgjegjësi çdoherë është ndarë me ju, por ta respektojmë zërin e sovranit, të ndalen nënçmimet e shqiptarëve, ta integrojmë vendin në Bashkimin Evropian, për raporte të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore, për veting të plotë të politikanëve, gjykatësve, prokurorëve, oligarkëve, procesin e privatizimit, si dhe drejtësi të monitoruar ndërkombëtare”, shkroi Ahmeti në Fejsbok.

The post Ahmeti: Nuk kërkojmë pjesëmarrje në Qeveri për të ikur nga çfarëdo lloj përgjegjësie të trilluar në vazhdimësi në këto 22 vite appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";