Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti mori pjesë në hapjen e Kompleksit Memorial: “Varrezat e Martirëve të fshatit Sopot”.

Në këtë tubim përkujtimor për 64 martirët e masakruar të këtij fshati, Ahmeti tha se, gjaku nuk bëhet ujë dhe se historia duhet të mbahet mend për të mos u përsëritur.

“Menduan se me mbulimi e tyre me dhe ata do të harrohen, por gjaku nuk humbet dhe se gjaku nuk bëhet ujë”, u shpreh Ahmeti. Ai tha se, shqiptarët i bëjnë këto vepra për të mos e harruar historinë dhe jo për hakmarrje, si mendojnë dashakëqinjtë.

Sipas tij, shqiptarët do të bashkohen kur të bien kufijtë, duke u integruar në Bashkimin Evropian. Ashtu si u bashkuam në NATO me Shqipërinë, ku në të ardhmen do bashkohet edhe Kosova, ashtu do bashkohemi në Bashkimin Evropian.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ahmeti nga Sopoti: Gjaku nuk bëhet ujë, shqiptarët do bashkohen kur të bien kufijtë drejt në Evropë appeared first on Telegrafi.