Ahmeti: Nëse preket Ligji i gjuhëve nuk do mbahen zgjedhjet lokale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Nëse preket ligji i gjuhës, nuk ka zgjedhje lokale”, kështu deklaroi kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Likovë.

Sipas tij, mbajtja e zgjedhjeve lokale në vjeshtë vihet në pikëpyetje dhe ekzistojnë gjasat për bojkot.

“Në qoftë se preket ligji i gjuhës, nuk ka zgjedhje lokale dhe nuk mundet të vendosen kuti për të mbajtur zgjedhje lokale, nëse preket ligji i gjuhës, dhe ligji I gjuhës nuk është i BDI-së, ligji i gjuhës është edhe i atyre që do lindin deri sa të lindë dielli. Prandaj duhet ti dalë cdo shqiptarë zot ligjit të gjuhës dhe as mos ta politizojnë dhe as mos ta problematizojnë”, tha Ahmeti.

Ahmeti kërkoi që VLEN të largohet nga qeveria dhe së bashku me zgjedhjet lokale, të mbahen dhe ato parlamentare.

Advertisement

Nga koalicioni VLEN i janë përgjigjur Ahmetit. Ata thonë se BDI tashmë e ka përgatitur terrenin për bojkot të zgjedhjeve, mirëpo sipas tyre kjo nuk vjen për shkak të “deshqiptarizimit instutucional” e as ligjit të gjuhës, por sepse e dinë që do të jenë humbës. /Telegrafi/

The post Ahmeti: Nëse preket Ligji i gjuhëve nuk do mbahen zgjedhjet lokale appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy