Në vazhdën e takimeve, sot kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Greqisë, Roussos Koundouros.

Siç njoftojnë nga BDI, me ambasadorin grek, Ahmeti ka biseduar mbi procesin e zbatimit të Marrëveshjes mes dy vendeve duke e cilësuar atë si një arritje të madhe që i hapi rrugën Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit të plotë në NATO si dhe rrugën që po ndjek vendi drejtë aderimit në Bashkimin Evropian.

“Ahmeti gjatë takimit me ambasadorin grek Roussos Koundouros ka diskutuar edhe mbi proceset politike në vend, përfshirë këtu procesin e regjistrimit që momentalisht po zhvillohet, si një nga proceset më të rëndësishme që pritet të përmbyllet me sukses. Kryetari i BDI-së Ahmeti dhe ambasadori grek Koundouros gjithashtu kanë shkëmbyer mendime edhe rreth reformave që po realizohen në vend në sferën e legjislacionit, në ekzekutiv dhe në sferën e gjyqësisë”.

“Ahmeti bashkë me ambasadorin Koundouros kanë theksuar se zbatimi i Marrëveshjes së Prespës është i patjetërsueshëm. Nga ana e tij ambasadori i Greqisë në Shkup, z. Roussos Koundouros ka shprehur përkrahjen e tij, përkatësisht të Greqisë për Shkupin zyrtar për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ahmeti në takim me ambasadorin grek: Marrëveshja e Prespës i hapi rrugët euroatlantike RMV-së appeared first on Telegrafi.