Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, sot në selinë e partisë në Tetovë ka takuar ambasadorin e Francës në vend, Siril Bomgartner.

Siç njoftojnë nga BDI, bashkëbiseduesit kanë diskutuar rreth zhvillimeve politike në vend e rajon, integrimit europian dhe ndryshimeve kushtetuese, frymës së Marrëveshjes së Ohrit dhe legjitimitetit.

“Kryetari Ahmeti ka përsëritur përkrahjen e madhe të Bashkimit Demokratik për Integrim për ndryshimet kushtetuese në përputhje me Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë për ta përfshirë komunitetin bulgar në kushtetutë me ç’rast zhbllokohet rruga drejt Bashkimit Europian, por gjithashtu ka shprehur nevojën e respektimit të emrit kushtetues dhe të Marrëveshjes së Prespës me Greqinë. Ahmeti foli për frymën e Marrëveshjes së Ohrit, të garantuar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila po shkelet rëndë nga qeveria me legjitimitet monoetnik”.

“Legjitimiteti buron nga zgjedhjet ku shprehet vullneti demokratik i popullit për të zgjedhur përfaqësuesit e vet, e në veçanti në shoqëri multietnike ku partitë janë të organizuara në baza etnike. Humbësit e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare nuk janë përfaqësues legjitim të popullit shqiptar, por janë shërbëtorë të OBRM-PDUKM-së dhe po shkatërrojnë çdo të arritur në drejtim të barazisë”, thuhet në njoftim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në lidhje me situatën e sigurisë, siç thuhet në njoftim, Ahmeti alarmoi për mashtrimin e madh qeveritar për të inskenuar skenarë destabilizues që të defokusohet opinioni.

“BDI nuk është pjesë e asnjë skenari destabilizues dhe hedh poshtë çdo tendencë komplotiste qeveritare”, thonë nga partia.

 

The post Ahmeti në takim me ambasadorin e Francës: Legjitimiteti po shkelet rëndë nga qeveria monoetnike, BDI nuk destabilizon appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";