Ahmeti: Mosrespektimi i marrëveshjeve paqësore sjell pasoja

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka takuar Ambasadoren e Norvegjisë në Maqedoninë e veriut, Kristin Melsom.

Siç njoftojnë nga BDI, në takim Ahmeti dhe Melsom këmbyen opinione mbi zhvillimet politike në vend e rajon, zgjedhjet e 8 majit si dhe zhvillimet pas zgjedhore në Maqedoninë e veriut.

“Kryetari Ahmeti njoftoi Ambasadoren Melsom për qëndrimin e palëkundur të Bashkimit Demokratik për Integrim mbi ndryshimet kushtetuese dhe integrimin Europian nëpërmjet të respektimit të Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë, atë të Prespës dhe të Ohrit. Lideri Ahmeti theksoi rëndësinë e legjitimitetit ndëretnik të institucioneve të vendit si rezultat i procesit zgjedhor dhe në përputhje me frymën e Marrëveshjes së Ohrit”.

“Rrethanat në Maqedoninë e veriut janë shumë specifike dhe rregullohen me marrëveshje paqësore, prandaj dhe çdo mosrespektim, sjell pasoja mbi stabilitetin dhe legjitimitetin e institucioneve. Ahmeti njoftoi Ambasadoren norvegjeze për angazhimin e ekspertit të së drejtës dhe marrëveshjeve ndërkombëtare z. Paul Williams, i cili njihet edhe si autor i Marrëveshjes së Ohrit, për të draftuar një platformë mbi legjitimitetin ndëretnik të institucioneve qëndrore e lokale bazuar mbi rezultatet zgjedhore dhe frymën e Marrëveshjes së Ohrit”, thuhet në njoftim.

Advertisement

The post Ahmeti: Mosrespektimi i marrëveshjeve paqësore sjell pasoja appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy