Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur rreth ngarjeve në Maqedoni, duke i quajtur procese që nuk guxojnë të ndryshojnë marrëdhëniet e vendin me SHBA-të dhe BE-në, njofton Telegrafi Maqedoni.

” Miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian, por edhe me vendet e rajonit, është e pa alternativë dhe e pacënueshme me asnjë kusht dhe në asnjë rrethanë.

Sot ngadhnjeu ndërgjegja e të arriturave të përbashkëta, liria, barazia, drejtësia, fqinjësia e mirë, orientimi euroatlantik i vendit tonë dhe e ardhmja e sigurt pro perendimore.

Vendi jonë ka nevojë për më shumë siguri, më tepër stabilitet dhe parashikueshmëri politike të plotë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mohimi i Marrëveshjes së Ohrit, të Prespës, fqinjësisë së mirë, por edhe NATOsë, Bashkimit Europian, Republikës së Kosovës, gjuhës shqipe, nuk mund të ketë vend këtu.

Siç ju thash, nuk do të veprojmë as me emocione e as në eufori.

Bashkë përgjithmonë!”(sic) ka shkruar Ahmeti.

Përndryshe, sot në Kuvend u tentua rrëzimi i qeverisë nga opozita por tentimi nuk u realizua pasi deputeti i Besës nuk erdhi në Kuvend. /Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ahmeti: Miqësia me SHBA dhe BE është e pa alternativë appeared first on Telegrafi.