Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka takuar sonte banorët e Bogovinës.

Ai tha se kryeministri Hristijan Mickoski le të bëhet gati sepse pas një viti do të përballen me zgjedhje të dyfishta.

Ahmeti mes tjerash tha se e mbështet idenë që në tetor të vitit të ardhshëm bashkë me zgjedhjet lokale të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare”.

„Mickoski dje vetë deklaroi se sot 1 vjet të jemi në zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale. Hristijan Micksoki këtu është para prove a është burrë që i mban fjalët apo vetëm e ka thënë për të friguar opozitën maqedonase. Opozita maqedonase duhet të jetë e guximshme sepse nuk kanë çfarë të humbin le të përgatitet mirë sot 1 vjet në fushë të mejdanit me OBRM-PDUKM-në, ne në fushë të mejdanit me të gjithë ata që nuk mendojnë si ne, dhe ata që nuk mendojnë si ne sot hiqen si përfaqësues të shqiptarëve në institucionet e vendit”, deklaroi kreu i BDI-së Ali Ahmeti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ahmeti: Mickoski le të bëhet gati, sot një vit do të përballemi me zgjedhje lokale dhe parlamentare appeared first on Telegrafi.