Kryetari i BDI-së e ka vazhduar përplasjen verbale me Qeverinë në lidhje me kërkesën e tij për veting. Ahmeti tha se BDI veting ka propozuar para katër viteve dhe kërkoi që të miratohet ligj, si dhe vetingu të bëhet me ndihmë të ndërkombëtarëve.

“Ta provojmë humorin se si do të dalë. Kam bërë thirrje me vite. Ligji për veting është në sirtarët e Kuvendit i propozuar para katër viteve dhe le t’i hapim sirtarët, të bëhet vetingu me lehtësim ndërkombëtar”.

“Le të hapet kutia e Pandorës, si u bë privatizimi në Maqedoninë e atëhershme, kur shqiptarët u përjashtuan nga të gjitha sferat. Le të hapet hetim se si u pasuruan politikanët në RMV për 30 vitet e fundit. Le të hapet hetim për të gjitha paritë dhe ta shohim humorin se si do të shkojë. Filma të Hollivudit nuk bëjë unë këtu, dhe nuk jam skenarist i Hollivudit. Le të urdhërojnë, i bëjmë të gjitha”, tha mes tjerash Ahmeti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

I pyetur se si do të veprojë Fronti Europian në të ardhmen, Ahmeti tha se do të kenë takime dhe do të fillojnë me konferenca për shtyp.

Ahmeti gjithashtu tha se kohën e fundit ka zhvillohet politikë histerike ndaj shqiptarëve, duke shtuar se nuk do të lejojë asnjëherë që ky shtet të jetë vetëm i maqedonasve./Telegrafi/

 

The post Ahmeti: Maqedonia është edhe e shqiptarëve, kurrë nuk do të ndodh që vetëm maqedonasit t’i dalin zot appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";