Ahmeti, Kurtit: Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është zyrtare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kurti për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pas deklaratës që bëri për gjuhën shqipe në Maqedoni.

Ne takimin që BDI pati në Butel, Ahmeti tha se, gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është zyrtare dhe se do ta mbrojnë këtë dhe shtoi se, pavarësisht se a është BDI-ja në pozitë ose në opozitë, nuk do të lejojnë që Marrëveshja e Ohrit të preket, përcjell “TV21”.

Lexo po ashtu
Kurti për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Advertisement

“Sonte në Butel në Mbledhjen me popullin të organizuar nga dega e BDI-së, para qindra simpatizantëve e anëtarëve të partisë lideri Ali Ahmeti porositi të gjithë faktorët politik brenda dhe jashtë shtetit se gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është zyrtare dhe me tërë qenien tonë do ta mbrojmë këtë.

Marrëveshja e Ohrit është arritur me gjakun e dëshmorëve e është jetësuar me djemtë më të mirë të UÇK-së që vazhduan idealin e tyre në BDI, andaj sa të jetë gjallë BDI-ja, në opozitë apo në pozitë themelet e Marrëveshjes së Ohrit nuk tolerojmë të preken.

Advertisement

The post Ahmeti, Kurtit: Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është zyrtare appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy