Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka reaguar në lidhje me incidentin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila u pengua përkohësisht gjatë udhëtimit në Aeroportin e Shkupit.

Ahmeti në profilin e tij në Facebook ka shkruar se i vjen keq për ngjarjen në aeroport.

Ahmeti rastin në Aeroportin e Shkupit e ka cilësuar si “skandal të papranueshëm diplomatik”.

“E dashur Presidente, më vjen shumë keq për incidentin dhe skandalin e papranueshëm diplomatik në aeroportin e Shkupit dhe e dënoj në formën më të ashpër të mundshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Unë skuqem nga turpi i tyre dhe lus të gjithë vëllezërit dhe motrat në Kosovë, por edhe qytetarët tanë, që ti falin për arsye se nuk dijnë se ç’bëjnë”, shkruan Ahmeti./Telegrafi/

The post Ahmeti: Incidenti me presidenten Osmani në Aeroportin e Shkupit është “skandal i papranueshëm diplomatik” appeared first on Telegrafi.