Ahmeti i përgjigjet Zaevit: Nuk do ta kenë kënaqësinë BDI-në ta shohin në opozitë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ahmeti i përgjigjet Zaevit: Nuk do ta kenë kënaqësinë BDI-në ta shohin në opozitë

“As Zaevi e as të tjerët nuk do ta kenë kënaqësinë ta shohin BDI-në në opozitë. Do t’iu thahet gëzimi në buzë më 15 korrik”.

Këtë e tha lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në një intervistë për TV1, në lidhje me deklaratat e Zoran Zaevit, se BDI-ja do të shkojë në opozitë.

Sipas Ahmetit, të tjerët nuk duan që ta çojnë në opozitë BDI-në, por duan shqiptarët t’i çojnë në opozitë.

Lexo po ashtu:

Zaev: BDI nuk vlen pesë pare në tregun e votave, nuk i kam ofenduar shqiptarët

Advertisement

“Nuk është çështja BDI për ta çuar në opozitë, këta kërkojnë shqiptarët t’i çojnë në opozitë, akoma ëndërrojnë shqiptarët sharraxhi, akoma shqiptarët t’i shohin mbledhës të plehrave dhe jo në majë të pushtetit që kanë drejtuar me sukses për 18 vite”, deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Deklaratën për shkëmbim deputetësh të liderit të socialdemokratëve Zoran Zaev me Hristijan Mickoskin vetëm për të mos pranuar kushtëzime nga BDI për kryeministër shqiptar, Ahmeti e konsideron të rrezikshme dhe ndezje zjarri.

Advertisement

The post Ahmeti i përgjigjet Zaevit: Nuk do ta kenë kënaqësinë BDI-në ta shohin në opozitë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy