Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar Vitin e Ri 2025 për të gjithë qytetarët e vendit.
Ahmeti thotë se fillimviti shënoi një moment historik dhe një arritje të madhe për vendin tonë: për herë të parë, u zgjodh një Kryeministër shqiptar.
Ky moment nuk ishte vetëm një triumf i shqiptarëve, por edhe i gjithë qytetarëve dhe një pasqyrim i maturisë së demokracisë sonë multietnike, duke dëshmuar në vepër se ky është vendi ynë i përbashkët, ku të gjithë popujt gëzojnë të drejta dhe privilegje të barabarta.
Po ashtu, zgjedhjet e këtij viti, të organizuara në një frymë demokratike, përforcuan besimin e qytetarëve në Frontin Evropian, i cili shënoi një fitore të madhe dhe pa ekuivoke”, shkruan Ahmeti.
Ahmeti thotë se ky vit na kujton përfaqësimi legjitim u zëvendësua me servilizëm dhe instalim të individëve të përzgjedhur nga ata që ndërtuan tërë kauzën e tyre duke luftuar barazinë.
“Muajt që lamë pas kemi parë përpjekje për të sfiduar gjuhën shqipe, të drejtën për vetë-identifikim dhe mekanizmat e përfaqësimit të drejtë e adekuat. Këto sulme kanë cënuar arritjet e Marrëveshjes së Ohrit, duke hapur plagë të reja në marrëdhëniet ndëretnike, duke krijuar paparashikueshmëri për të ardhmen e vendit.
Mirëpo, pavarësisht këtyre sfidave e problemeve, hyjmë në vitin 2025, më të fortë dhe më të vendosur për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe më të drejtë për të gjithë”, shton Ahmeti./Telegrafi/
The post Ahmeti: Hyjmë në vitin 2025, më të fortë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë appeared first on Telegrafi.