Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, i ka ftuar në takim të përbashkët Ziadin Selën, Bilall Kasamin, Menduh Thaçin dhe Afrim Gashin.

Ahmeti thotë që takimi të realizohet në përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit (e enjte, 13 gusht) në Shkup, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Përshëndetje të nderuar drejtues të partive parlamentare shqiptare,

Z. Afrim Gashi – Alternativa
Z. Bilall Kasami – Besa
Z. Ziadin Sela – Aleanca për shqiptarët
Z. Menduh Thaci – Partia Demokratike Shqiptare

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

uroj që kjo porosi t’ju gjejë shëndosh e mirë.

Pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare më 15 korrik 2020, kam nderin t’ju ftoj në takim të përbashkët të tryezës së partive parlamentare shqiptare.

Takimin ju ftoj që ta realizojmë në përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, ditën e enjte, më 13 gusht 2020, me fillim në ora 12:00, në Hotel Park në Shkup”, ka shkruar Ahmeti në një postim në Facebook.

Pritet të shihet nëse ata do ta pranojnë ftesën dhe do të ulen në takim të përbashkët. Pritet që në këtë takim të diskutohet për qeverisjen e ardhshme në Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ahmeti fton në takim të përbashkët Selën, Kasamin, Thaçin dhe Gashin appeared first on Telegrafi.