
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në Forumin e Prespës për Dialog në Strugë komentoi edhe situatën aktuale mes Kosovës dhe Serbisë.
Ahmeti tha se Franca dhe Gjermania duhet të japin kontribut në zgjidhjen e problemit pasi siç tha ai, Evropa nuk mund të jetë e qetë pa zgjidhjen e këtij problemi.
“Unë jo njëherë e kam thënë, me hasmëri shekullore nuk jetohet. Prandaj ky problem duhet zgjidhur. Jam i vetëdijshëm që për të zgjedhur probleme kaq të vështira duhet vullnet i dyanshëm, por mendoj që edhe inkurajimi dhe përkrahja është vendimtare, përkundër vullnetit që mund të shprehet nga palët. Por ama edhe Evropa nuk mund të jetë e qetë pa zgjidhjen e problemit Kosovë – Serbi”, tha Ahmeti.
Ai gjithashtu deklaroi se Ballkani Perëndimor nuk ka zgjidhje tjetër, përveç anëtarësimit në NATO dhe BE.
The post Ahmeti: Evropa nuk do të ketë qetësi pa zgjidhjen e problemit Kosovë – Serbi appeared first on Telegrafi.