Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në 19-vjetorin e formimit të kësaj partie njoftoi se kjo organizatë politike do të vendosë si prioritet të ashtuquajturën “agjendë e gjelbër”.
Sipas Ahmetit tashmë janë përmbushur premtimet që kjo parti ka dhënë gjatë gjithë këtyre viteve dhe se “tashmë ka ardhur koha që të përqafohen politikat për një të ardhme më të shëndoshë”.
“Ka ardhur koha që Bashkimi Demokratik për Integrim të fokusohet tërësisht në cilësinë e të jetuarit, kushteve të jetesës së përditshme, zhvillimin, arsimin dhe shëndetësi cilësore, drejtësi joselektive, digjitalizimin, politikat sociale, infrastrukturën, ekonominë dhe mjedisin jetësorë “, tha mes tjerash lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
Sipas liderit të BDI-së, agjenda e gjelbër paraqet mënyrë të re të politik bërjes në nivel qendror dhe do të ketë kryefjalë në nivel lokal.
The post Ahmeti: BDI prioritet do të ketë “agjendën e gjelbër” appeared first on Telegrafi.