Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot në selinë e partisë në Tetovë ka takuar ambasadoren e Zvicrës në vend, zonjën Veronik Ulman.

Ahmeti dhe Ulman, siç thuhet në njoftim, kanë bashkëbiseduar për situatën politike në vend e rajon, integrimin europian dhe ndryshimeve kushtetuese, sundimin joselektiv të ligjit, frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe çështjen e legjitimitetit.

“Ahmeti ka siguruar ambasadoren Ulman për përkushtimin e BDI për integrim europian si prioritet i parë dhe i palëkundur i partisë dhe prandaj angazhohemi për ndryshimet kushtetuese për ta përfshirë komunitetin bulgar në kushtetutë si dhe të respektohet Marrëveshja e Prespës me Greqinë.

Në lidhje me frymën e Marrëveshjes së Ohrit, Ahmeti theksoi që Zvicra është shembull shumë i mirë i kohezionit shoqëror dhe bashkëjetesës së barabartë dhe prandaj duhet të angazhohet për ta promovuar frymën e barazisë dhe tolerancës në vend edhe më tepër.
Marrëveshja e Ohrit është e garantuar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo marrëveshje po cënohet rëndë nga qeveria me legjitimitet monoetnik.
Legjitimiteti zgjedhor dhe vullneti etnik duhet të mbrohet nga të gjithë sepse është burim stabiliteti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rreth sundimit të ligjit, BDI angazhohet për drejtësi joselektive, jashtë kthetrave të partive të cilët kanë marrë rolin e hetuesit, prokurorit dhe gjykatësit, prandaj dhe nevojitet veting i monitoruar ndërkombëtarisht që të ndërpritet propaganda politike dhe gjyetia e shtrigave”, thuhet në njoftim.

Për skenaret destabilizuese të Qeverisë, Ahmeti nënvizoi sërish që BDI nuk është pjesë e skenareve të tilla dhe bëhet fjalë për mashtrim të madh qeveritar që të defokusohet publiku nga dështimet dhe skandalet e panumërta.

“BDI nga shtatori do ti vizitojë qytetarët në çdo vendbanim dhe bashkë me ata do të veprojë në mbrojtje të dinjitetit të nëpërkëmbur kombëtar nga ana e hyzmeçarëve në shërbim të OBRM-PDUKM-së”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ahmeti: BDI është e përkushtuar për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE appeared first on Telegrafi.