Agjencitë turistike në Maqedoni kërkojnë të vazhdojë mbështetja financiare për paga

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Agjencitë turistike kërkojnë vazhdim urgjent të mbështetjes financiare për paga, pa lënë anash janarin dhe rritje të kapaciteteve në autobusë.

Në kumtesën e sotme ata theksojnë se mbështetja financiare për paga duhet të jetë në vazhdimësi pasi që, siç thonë, çdo muaj merret pagë, ndërsa arrijnë paralajmërime për bllokimin e llogarive.

Për shkak të stabilizimit të situatës me Kovid-19, kërkojnë të kthehet edhe kushti për plotësimin e 75 ose 100 për qind në autobusët.

“Linjat ajrore edhe në kulmin e pandemisë, operonin me kapacitet të plotë të avionëve të tyre, prandaj pse nuk munden edhe autobusët. Në një kohë kur po përpiqemi të bëjmë çfarë do gjëje, jemi të kufizuar me punë për shkak të autobusëve. Fuqia e pagesës së qytetarëve është zvogëluar për shkak të krizës, nuk mund t’i rrisim çmimet dhe shtesë po shkojmë në humbje të reja”, thonë nga agjencitë.

Advertisement

The post Agjencitë turistike në Maqedoni kërkojnë të vazhdojë mbështetja financiare për paga appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy