Ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler sot njoftoi se “lista e zezë” amerikane e qytetarëve të Maqedonisë është shumë dinamike dhe se emra të rinj vazhdimisht po diskutohen dhe po shqyrtohen. Megjithatë, ajo tha se nuk ka afat se kur do të publikohen.

“Është vendim i Uashingtonit, por mund t’ju siguroj se ndërsa flasim këtu, po shqyrtohet një numër i caktuar emrash. Ne jemi duke punuar gjithmonë për emra të rinj dhe do t’i zbuloni me kohë”, tha Aggeler sot në kuadër të Konferencës për luftën kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë listë deri më tani kanë dalë emra të shumtë politikanësh dhe biznesmenësh nga vendi dhe familjet e tyre. Në mars të këtij viti, Departamenti i Shtetit futi në listën e zezë kryetarin e Karposhit, Stevçe Jakimovski dhe ish-prokuroren speciale, Katica Janeva, si dhe familjet e tyre, të cilëve u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara.

Vitin e kaluar në listën e zezë u vunë kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, Koço Angjushev, Sergej Samsonenko, Orce Kamçev, Ratka Kamçeva, Sasho Mijallkov dhe Nikolla Gruevski./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Aggeler: Po shqyrtohen emrat e ri për përfshirjen në “listën e zezë” appeared first on Telegrafi.