Që nga qershori i këtij viti, kur SHBA-ja e futi në listën e zezë kryetarin e Komunës së Strugës, Ramiz Merko, deri më tani, asnjë organ apo institucion gjyqësor në Maqedoninë e Veriut nuk iu është drejtuar kolegëve të tyre në SHBA për të kërkuar ndarjen e provave, për hapjen e procedurës në vend për personat që janë në listë, tha në një konferencë për media ambasadorja amerikane në Maqedoni, Angela Aggeler.
Ajo tha se “lista e zezë” e SHBA-së, në të cilën vetëm në 8 muajt e fundit janë gjetur disa emra të njohur politikanësh dhe biznesmenësh, është një përpjekje për t’i ndihmuar autoritetet maqedonase që të fillojnë të merren me problemet.
Ajo që e ngatërron më shumë ambasadoren amerikane, siç thotë ajo, është fakti se pas çdo publikimi të emrit të ri të të ashtuquajturit “Lista e zezë”, “askush në Maqedoninë e Veriut nuk është i befasuar, as nga qytetarët dhe as nga përfaqësuesit zyrtarë”. /Telegrafi/
The post Aggeler: Kur para 6 muajsh Ramiz Merkon u shfaq në “Listën e zezë” askush nuk u habit appeared first on Telegrafi.