Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler thotë se është shumë e kënaqur me punën e kompanisë që kryen punimet e ndërtimit.

“Asnjë fjalë nuk mund të zëvendësojë demonstrimin e punës së vërtetë dhe progresit të dukshëm. Sot jemi në gjendje ta shohim atë progres dhe e dimë që po zhvillohet dhe sot vërtet i duartrokas ata që kanë bërë shumë punë”, tha Aggeler.

Bechtel dhe Enka theksuan edhe një herë rëndësinë e jashtëzakonshme për qytetarët dhe biznesin e nevojës për rrugë më të shpejta dhe më të sigurta, të cilat do të kontribuojnë në një zhvillim më të madh socio-ekonomik.

Meqë ra fjala, punimet për korridorin 10d kanë nisur në maj të vitit 2023./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Aggeler: Jam e kënaqur me punën e kompanisë për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d appeared first on Telegrafi.