Afrim Gashi u propozua për kryeministër nga Mickoski, vjen reagimi i Alternativës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Afrim Gashi u propozua për kryeministër nga Mickoski, vjen reagimi i Alternativës

Partia “Alternativa” ka komentuar propozimin e kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski që Afrim Gashi të jetë mandatar për Qeveri kalimtare.

Nga “Alternativa” thonë se nuk kanë arsye për ta ndryshuar agjendën dhe se nuk mund të flasim për asgjë tjetër.

“E falënderojmë Mickoskin për vlerësimin e tij për kryetarin Afrim Gashi, por Alternativa aktualisht është në një proces i cili vijon dhe ende nuk ka përfunduar. Në këtë periudhë nuk kemi asnjë arsye për ta ndryshuar agjendën dhe nuk mund të flasim për asgjë tjetër”, thuhet në reagimin e Alternativës.

Ndryshe, Hristijan Mickoski deklaroi sot se do të mbështeste propozimin që Afrim Gashi të jetë mandatar i ri në vend të Dimitar Kovaçeeskit.

Advertisement

Mickoski madje u zotua se do të ndihmonte në sigurimin e votave të nevojshme që ky propozim të kalonte pa ndonjë problem./Telegrafi/


Mickoski: Mbështesim Afrim Gashin në vend të Dimitar Kovaçevskit për mandatar

Advertisement

The post Afrim Gashi u propozua për kryeministër nga Mickoski, vjen reagimi i Alternativës appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy