Pas përfundimit të takimit Zaev- Gashi, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi në deklaratë për media tha se ka përparim në negociata.

“Mund të themi se kemi përparim në negociata, vazhdojnë konsultimet në parti, ndërsa për gjithë këtë do të njoftoheni nga partitë politike dhe nga shërbimi qeveritar për shtyp”, tha Gashi.

Kujtojmë se ky është takim i tretë mes kryeministrit Zaev dhe Gashit.

Bisedimet kanë të bëjnë me përfshirjen e 4 deputetëve të opozitës në shumicën parlamentare si dhe ndarjen e posteve ose përgjegjësive siç e quajnë ata./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Afrim Gashi: Kemi përparim në negociata appeared first on Telegrafi.