Afrim Gashi: Deputetët tanë nuk do të kalojnë te shumica, më lehtë është formimi i shumicës së re

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i partisë “Alternativa” në emisionin “Click Plus” në TV21 tha se deputetët e partisë së tij nuk do të kalojnë te shumica kuvendare dhe se nuk ka pasur negociata me LSDM-në.

“Ka pasur shumë spekulime gjatë periudhës së fundit se ka pasur negociata me Zaev që edhe Alternativa të jetë pjesë e Qeverisë. Ju them ekskluzivisht se nuk ka pasur negociata dhe bisedime me LSDM-në. Nuk është e vërtetë ajo që tha Bilall Kasami se dy deputetët tanë do t’i bashkohen shmicës”, tha Gashi.

Ai shtoi se është më lehtë që të formohet shumicë e re se sa të rritet shumica e tashme.

“Më lehtë që deputetë të partive maqedonase të shkojnë te shumica se sa ndonjë nga deputetët e opozitës shqiptare të bashkohen te shumica aktuale”, tha Gashi i cili theksoi se do të ishin pjesë e Qeverisë po pa BDI-në./Telegrafi/

Advertisement

The post Afrim Gashi: Deputetët tanë nuk do të kalojnë te shumica, më lehtë është formimi i shumicës së re appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy