Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi në konferencë për shtyp tha se në partinë e tij është diskutuar për një pengesë dhe sot është tërhequr kjo pengese për shkak se deputeti Dimitar Apasiev ka tërhequr nënshkrimin dhe është nisur një nismë e re pa qenë Apasievi në listë.

“Bashkërisht me katër deputetët do të votojmë për rrëzimin e qeverisë”, tha Gashi.

“Dua të them se kjo është faza e parë, ndërsa më pas fillon faze e dytë e krijimit të qeverisë. Alternativa nuk do të jetë pjesë e qeverisë që nuk ka të qartë rrugën euroatlantike dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore”, tha Gashi.

Ai tha këtë garanci e jep për katër deputetët që vijnë nga partia e tij, ndërsa sipas Skender Rexhepit kjo ishte një fitore e Alternativës si subjekt politik./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Afrim Gashi: Alternativa do të votojë për rrëzimin e qeverisë appeared first on Telegrafi.