Vendimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të ndarë rreth katër milionë euro për një pjesë të administratës shtetërore, ka shkaktuar kritika të shumta si nga opozita ashtu edhe nga një pjesë e odave ekonomike, të cilat vendimin e quajnë të padrejtë dhe populist në kohën kur ekonomia e vendit po përballet me pasoja të rënda nga pandemia e koronavirusit.

Qeveria, bazuar në një vendim të vitit 2019 të arritur me një pjesë të sindikatës që përfaqëson punonjësit e administratës gjyqësore, të pushtetit ekzekutiv, të komunave, agjencitë shtetërore, fondet publike, por jo edhe punonjësit e arsimit, shëndetësisë dhe veprimtarive kulturore e të tjera, ka vendosur që rreth 27 mijë punonjësve t’iu ndajë nga rreth 9 mijë denarë (150 euro), që ndryshe njihet si rroga e 13-të, pagesë për pushim vjetor apo K-15.

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev tha se vendimi duhej të zbatohej qysh në vitin 2020, por kjo nuk ndodhi për shkak të krizës ekonomike me pandeminë, por se shteti, sipas tij, është i obliguar që këtë vit të respektojë marrëveshjen e arritur me sindikatën.

Por, opozita vlerëson se qeveria me një vendim të tillë vazhdon keqpërdorimin e parave publike për qëllime parazgjedhore, respektivisht blerjen e votave në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Partia maqedonase në opozitë, OBRM-PDUKM konsideron se ekonomia e vendit po përballet me probleme të shumta dhe në vend se ajo të ndihmojë atë, qeveria po bën të kundërtën duke ndarë para për administratën, e cila për më shumë se një vit nuk ka punuar për shkak të pandemisë, ndërkohë që bizneset tjera kanë pësuar humbje të mëdha.

“Nuk ka para për ekonominë që mezi mbijeton, nuk ka para për fermerët, nuk ka para për të ndihmuar të papunë, nuk ka para për gastronomët e shumë kategori të tjera, por ka para për transfera sociale. Qeveria ka planifikuar një deficit buxhetor prej mbi 6 për qind, i cili do të financohet me huazime të reja dhe askush nga kjo nuk do të përfitojë përveç Zoran Zaevit. Ky buxhet shtesë parashikon mbi 200 milionë euro për qëllime parazgjedhore, që nuk është gjë tjetër pos grabitje e Thesarit të Shtetit, të financuar nga qytetarët. Para zgjedhjeve, Zaev premtoi një administratë të vogël dhe efikase, ndërsa tani planifikon t’i shpërblejë me para publike”, ka deklaruar Gordana Dimistrieeva-Koçoska nga OBRM-PDUKM.

Aleksandra Andreeva, njohëse e çështjeve ekonomike, thotë për Radion Evropa e Lirë se duke marrë parasysh krizën e rëndë ekonomike, të shkaktuar nga pandemia, e cila është reflektuar në veçanti te bizneset private, do të ishte e padrejtë që kaq shumë para të shpenzohen për punonjësit e administratës.

“Nëse dikush do të duhej të ndihmohej, vendin e parë pa dyshim se zënë bizneset që assesi nuk po mund ta marrin veten nga kriza e pandemisë. Bëhet fjalë për një vendim politik, që është marrë tani pak muaj para zgjedhjeve vendore. Vendime të tilla merren vetëm për tërheqjen e votave dhe asgjë tjetër. Thjesht, kemi të bëjmë me masë populiste. Dikush do të shpërblehet për vota, ndërsa sektori privat do të vazhdojë të përballet me krizë, taksa të mëdha, detyrime tjera, paralajmërime për rritjen e tatimeve e vështirësi tjera”, thotë Andreeva.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por, pretendimet e tilla janë hedhur poshtë nga kryeministri, Zoran Zaev.

Ai tha se qeveria po punon për një administratë efikase dhe se nuk mbajnë pretendimet për keqpërdorimin e saj për fushatë zgjedhore.

“Momentalisht kemi rreth 132 mijë të angazhuar në administratë, kurse para katër apo pesë vjetëve, ky numër arrinte 160 mijë të punësuar. Politikat e vazhdueshme për racionalizimin dhe rritjen e efikasitetin në punën e administratës publike janë një nga prioritetet kryesore të qeverisë. Presim që së shpejti të hyjnë në fuqi edhe ndryshimet në Ligjin për pensionimin e detyrueshëm në moshën 64-vjeçare, që do të çojë në shkurtimin e mëtejmë të administratës”, ka deklaruar Zaev.

Administrata në Maqedoninë e Veriut në të gjitha ciklet zgjedhore ka shërbyer si objekt i debateve e polemikave të shumta mes partive, për keqpërdorimin e saj për përfitime politike. Të gjitha partitë, deklarativisht janë angazhuar për depolitizimin dhe shkurtimin e administratës, por në realitet ka ndodhur e kundërta.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Numri i madh i këtyre punonjësve, politizimi dhe mungesa e profesionalizmit është kritikuar në të gjitha raporteve të institucioneve ndërkombëtare./REL/

The post Administrata publike e Maqedonisë përfiton një pagë shtesë para zgjedhjeve lokale appeared first on Telegrafi.