Sindikata e administratës shtetërore dhe gjyqësorit informon se këto ditë i ka dërguar letër Qeverisë dhe Ministrisë së Financave, në mënyrë që të fillojnë negociatat për rritjen e pagave të ulëta.
“Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare neto e paguar për mars 2021 është 28,127.00 denarë. Me ndryshimet e fundit në Ligjin për pagën minimale, për vitin 2021 është 15,194,00 denarë. Megjithëse është për të përshëndetur rritja e pagës mesatare dhe minimale neto në nivelin shtetëror, të punësuarit në administratë dhe gjyqësor fatkeqësisht marrin paga nën pagën mesatare, por edhe nën pagën minimale”, thonë nga sindikata.
Ata thonë se rritja e fundit e pagave në administratë ishte me pagesën e pagës së shtatorit në vitin 2019, kur këta punonjës morën rritje page prej 5%./Telegrafi/
The post Administrata publike dhe gjyqësore në Maqedoni kërkon rritje të pagave appeared first on Telegrafi.