Ademi: Roli i VLEN-it në qeveri është në cilësinë e spektatorit të frikësuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Arbër Ademi nga BDI ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese për ngrirjen e mekanizimit të punësimit të barabartë – balancuesit.

Ademi thotë se me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese është rikthyer majorizimi dhe se s’ka më punësimet për shqiptarët. Sipas tij, me këtë “është realizuar edhe premtimi i OBRM-PDUKM-së, i cili u votua nga VLEN-i”.

“Ajo çka ka ndodhur sot në Gjykatën Kushtetuese është vetëm realizim i thjeshtë i premtimeve dhe përcaktimeve programore të OBRM-PDUKM-së. Roli i VLEN-it është në cilësinë spektatorit të frikësuar se mos ndoshta po ia merr kolltukun ndokush, pavarësisht se një nga një po çmontohet çdo e arritur e shqiptarëve”.

“U rikthye majorizimi. Nga Kuvendi u zhvendos tash në Gjykatën Kushtetuese. Anëtarët shqiptar u mbivotuan. Gjyqtarët u ndanë në vija etnike. U pezullua balancuesi. S’ka më punësime për shqiptarët, me përjashtim të ndonjë rasti tek tuk, sa për të thënë”.

Advertisement

“Mos ta lypin fajtorin dikund tjetër. Ja ku e keni programin zgjedhor të OBRM-PDUKM-s ku premtohet kjo që u realizua sot. Ja ku e keni programin qeveritar, ku e njëjta gjë përshkruhet dhe VLEN-i e votoi. Realizimi ndodhi sot. E VLEN-i, po të mos ishtë kjo situatë tragjike, do të dilnin qesharak. Ju lumtë!”, shkroi Ademi në Facebook.

The post Ademi: Roli i VLEN-it në qeveri është në cilësinë e spektatorit të frikësuar appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy