Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi në konferencën e sotme për media në parlament informoi se për momentin po shqyrtohen gjithsej 2.674 kërkesa për shtetësi.

“Posedimi i dokumenteve të vlefshme në Drejtorinë për Udhëheqje të Librave Amë është thelbi i bisedimeve në funksion të krijimit të bazës për marrjen e shtetësisë. Procesi tashmë ka filluar edhe atë në bashkëpunim me Drejtorinë për Udhëheqjen e Librave Amë, MPB-në dhe Ministrinë e Drejtësisë. Në vitin 2019 ka pasur vetëm 426 shqiptarë në procedurë për marrjen e shtetësisë. Në vitin 2020 numri i tyre ishte 440, ndërsa në tre muajt e parë të këtij viti ka 103 aplikime. Gjatë katër viteve të kaluara u janë dhënë shtetësi 3.371 shqiptarëve, ndërsa janë refuzuar 223”, theksoi ai.

Ademi tha se gjatë qeverisjes së BDI-së janë dhënë mbi 13.000 shtetësi.

Ai theksoi se para vetëm një jave 100 shqiptarë e dhanë provimin për gjuhën dhe janë në procedure për marrjen e shtetësisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ademi: Posedimi i dokumenteve të vlefshme është bazë për pajisje me shtetësi appeared first on Telegrafi.