
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, pas ngjarjes tragjike në Koçan, në një konferencë për media ka kërkuar nga qeveria që të mos fajësojnë BDI-në për çdo e keqe që ndodh në vend përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ademi tha se në ven që të shprehim solidaritet dhe të ishim të bashkuar në ditën e ngjarjes tragjike kemi parë intriga politike në ditën kjo nuk guxonte të ndodhte.
“Nga mëngjesi mediumet që janë të afërta me pushtetin kanë lëshuar spin qeveritarë se pas kësaj ngjarje qëndron ndonjë zyrtar i BDI-së. Ministri i Punëve të Brendshme, që është ministër në 14 muajt e fundit, në vend që të merr përgjegjësinë se pse ka lejuar që në 12 muajt e fundit diskoteka të punojë pa licencë, ai merret me akuza ndaj ish-pushtetit.
Përgjegjësia e plotë morale, materiale dhe penale duhet të kërkohet në vetë në qeveri dhe MPB.
E vërteta duhet të del në shesh. Partitë politikë te heqin dorë nga fajësimi i BDI-së për gjithçka që ka ndodhur në të kaluarën, çka ndodh sot e çfarë mund të ndodh në të ardhmen”, tha Ademi.
Nga djegia e një diskoteke në Koçan humbën jetën 59 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë janë të lënduar./Telegrafi/
The post Ademi për tagjedinë në Koçan: Përgjegjësia e plotë morale, materiale dhe penale duhet të kërkohet në qeveri dhe MPB appeared first on Telegrafi.